Lidhje

Ligjvënës amerikanë i bëjnë thirrje Presidentit Bush të caktojë afat për tërheqjen e trupave nga Iraku.


Një grup ligjvënësish amerikanë nga të dy partitë po i bëjnë thirrje Presidentit Bush të caktojë një afat për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Përfaqësuesit republikanë dhe demokratë po paraqesin sot një rezolutë në të cilën i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Bush të fillojë të sjellë trupat në vend duke filluar më 1 tetor 2006.

Kjo është hera e parë që të dyja partitë politike kanë kërkuar një strategji daljeje nga Iraku. Në një konferencë shtypi sot, autorët e rezolutës thonë se trupat janë mbërthyer në atë vend nga kryengritja në Irak. Ata shtojnë se populli amerikan meriton të dijë se kur forcat amerikane do të kthehen në vend.

Administrata e Presidentit Bush nuk ka caktuar ndonjë afat për tërheqjen e trupave nga Iraku, duke thënë se ata do të qendrojnë atje deri sa ta përfundojnë plotësisht misionin.

Thirrja për një strategji daljeje bëhet ndërkohë që anketat e opinionit tregojnë se rreth 60 përqind e amerikanëve mendojnë se trupat duhet të fillojnë të kthehen.

XS
SM
MD
LG