Lidhje

Schlesinger: bisedimet për statutin e Kosovës do të jenë të vështira


Zëri i Amerikës: Zoti Slesinxher, kohët e fundi administrata amerikane i bëri të qartë hapat që do të ndiqen për të përcaktuar statusin e Kosovës. Cilat mendoni ju se do të ishin vështirësitë në këtë proces?

Martin Schlesinger: Mendoj se përpjekja e administratës e kohëve të fundit për ta qartësuar këtë proces është e kuptueshme, por do të shtoja se kemi të bëjmë me një artikulim të atyre që nuk janë thënë hapur. Administrata amerikane e ndjen se është rrezikshme të vazhdohet me gjendjen e statuskuosë në Kosovë dhe se siç thonë të gjithë, duhet bërë përpara. Për ta realizuar sa më mirë këtë duhen bërë disa rregullime në standarteve para vendosjes së statusit, të cilat deri tani kanë qenë të tepër ngurta. Tani po dëgjojmë të flitet për përparim të rëndësishëm, pra ajo që është e nevojshme; BE-së, caktoi një diplomat norvegjez, Kay Aide për vlerësimin e standarteve dhe për të vendosur në se do të ecet përpara me bisedimet këtë vjeshtë. Mendimi im është se bisedimet do të fillojnë, dhe kjo do të çojë në negociata të gjata, që do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm. Problemi qëndron se kemi të bëjmë me pikëpamje diametralisht të kundërta mes shqiptarëve dhe serbëve: serbët thonë autonomi të gjerë por jo pavarësi, shqiptarët nga ana e tyre në asnjë mënyrë nuk duan të jenë më nën kontrollin e Beogradit. Pra, vështirësia qëndron që të bëhen bisedime mes dy palëve që kanë pikëpamje të ndryshme. Por diplomatët janë pikërisht për këtë, pradaj unë kam besim të plotë se pas një farë kohe do të arrihet një marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Si i mendoni ju bisedimet për statusin e Kosovës, a do të jetë Serbia pjesë e këtij procesi?

Martin Schlesinger: Në mënyrë absolute, ata duhet të jenë pjesë e tyre. Çështja është në se ata mund të flasin për diçka në Prishtinë, apo në Kosovë në përgjithësi. Gjithashtu duhet patur parasysh Rezoluta 1244 e OKB-së. Zyrtarisht, Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë, por në terren gjithkush e di se kjo nuk po ndodh, se Kosova tani drejtohet nga OKB-ja dhe nga shqiptarët e Kosovës. Ajo që njerëzit kërkojnë është një zgjidhje afatgjatë, që të jetë sa më e qëndrueshme që të jetë mundur. Dhe nuk mund të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, pa pjesëmarrjen e serbëve, e dhe në se ata nuk fitojnë gjë prej saj. Pikërisht kjo do të arrihej nëpërmjet bisedimeve krijuese dhe me fleksibiliet. Se si do të realizohet, kjo, në se do të ketë disa rregullime të vogla kufiri, apo në se do të mbahen enklavat serbe në zonat ku janë manastiret e tyre më të famshme, ai i Graçanicës, apo Prizrenit... këto lloje kompromisesh duhen bërë; dhe unë mendoj se duhet bërë e qartë që në fazën e parë të negociatave, se synimi është pavarësia graduale, në mënyrë që askush nga pala shqiptare të mos mendojë se negociatat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë për të patur një përfundim të pakëndshëm në fund; dhe se pavarësia e plotë do të vijë kur Kosova, Serbia, Bosnja, Maqeonia të hyjnë në BE; tani vërtet është vonuar zgjerimi, por unë mendoj se ai do të vazhdojë edhe me këto shtete, më thjeshtë se me Turqinë për shembull, dhe papritur çështja e pavarësisë shpresojmë se do të jetë më pak e nxehtë.

Zëri i Amerikës: Si stimul, bashkësia ndërkombëtare u ka ofruar si serbëve, edhe shqiptarëve, perspektivën për t’u pranuar në radhët e Bashkimit Evropian. A mendoni se ky është një stimul i mjaftueshëm, kur të dyja palët janë të interesuara për interesa imediate?

Martin Schlesinger: Mendoj se do të jetë e vështirë në fillim, por ashtu sikurse vendeve të Evropës Perëndimore më parë edhe Kosovës dhe Serbisë do t’u duhet të heqin dorë nga disa trashëgimi, si për shembull, serbët të heqin dorë nga Kosova, apo shqiptarët të heqin dorë nga disa të tjera; le të themi, për shembull, të përjashtohet ideja e Shqipërisë së Madhe, megjithëse nuk besoj që shqiptarët thonë se e duan një gjë të tillë. Nuk dihet në se kjo çështje do të dalë në të ardhmen, por do të thoja se në se të gjitha pjesët e popullsisë shqiptare janë bashkë në BE, ashtu sikurse edhe serbët na ana e tyre, në fund do të vijë një ditë kur përfitimet do të jenë më të mëdha se sa problemet, dhe ato do të hyjnë në BE.

Zëri i Amerikës: Serbët kërkojnë më shumë se autonomia dhe më pak se pavarësia. A mendoni se kjo është një kërkesë maksimaliste e bërë nga presionet e brendshme politike, apo mendoni se shihet si realiste nga ana e tyre?

Martin Schlesinger: Mendoj se ky është një mesazh që jepet në dy nivele nga udhëheqësit serbë. Ata e kuptojnë se bisedimet po fillojnë dhe se duhet të jenë fleksibël; dhe të tregojnë se duhet ta shikojnë këtë çështje ndryshe nga më parë. Nga ana tjetër, politikanët ndeshen me një popullsi që mund ta dijë se Kosova është e humbur, por që nuk duan ta dëgjojnë këtë, prandja ata nuk duan t’i humbin automatikisht zgjedhjet. Kështu ata gjetën shprehjen e zgjuar “më shumë se autonomia, dhe më pak se pavarësia” që ndihmon që të mësohet paksa popullsia serbe; nga ana tjetër, ata përpiqen t’u tregojnë të tjerëve se janë fleksibël. Pra vetë politikanët serbë e kuptojnë, dhe ndoshta e kanë kuptuar edhe më parë, se Kosovën e kanë humbur; ka vetëm më pak se 10 për qind e serbëve në Kosovë, dhe ata nuk duan të kthehen, cilatdo qofshin kushtet...ndërkohë që mbi 90 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe ata nuk duan të varen më nga Serbia... Asnjë politikan serb që do të fitojë zgjdhjet,a po që do të mbetet gjallë mund ta pranojë këtë. Ne e dimë se çfarë i ndodhi Svilanoviçit, ish-Ministrit të Jashtëm, të cilin sa nuk e nxorrën zvarrë nga qyteti, kur mbështeti pikëpamjen e komisionit ballkanik për pavarësi graduale, si hyrje një graduale në BE. Por, të gjithë udhëheqësit serbë në vetvete, e dinë se pavarësia e Kosovës është e paevitueshme.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi indirekt do të kishte në zgjidhjen e statusit të Kosovës votimi kundër Kushetutës së BE nga ana e francezëve dhe holandezëve?

Martin Schlesinger: Votimi i tyre kundër nuk kishte të bënte me këtë, ajo ishte kryesisht për politikën e brendshme të këtyre vendeve... Por jam i mendimit se popujt e Evropës janë të sofistikuar dhe e dinë se kanë fqinjë ish-Jugosllavinë, e dinë që ajo është pjesë e Evropës dhe se duhet marrë edhe me të. .. Mendoj se ka shpresa që kur të vijë puna për pranimin e vendeve të ish-Jugosllavisë popujt e Evropës do të tregohen më fleksibël, sesa me çështjen e Turqisë, që përbënte problem për ta. Pra, ndoshta mosmiratimi i kushtetutës evropiane nga francezët dhe holandezët mund ta shtyjë për ca kohë zgjerimin e mëtejshëm, por në fund të fundit, nuk ka rrugë tjetër veç pranimit të këtyre vendeve në BE, se ato janë pjesë e Evropës. Pikërisht kjo do të ishte zgjidhja afatgjatë. Një zgjidhje e imponuar nuk mund të zgjasë. Unë kam besim tek BE, pranimi i vendeve të ish-Jugosllavisë në radhët e Bashkimit ka të bëjë me të ardhmen, prandaj në se vendosin, vendet evropiane do ta zgjidhin këtë problem.

Zëri i Amerikës: Shumë analistë mendojnë se nga zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës do të përfitonin si shqiptarët, ashtu edhe serbët. Cili do të ishte mendimi juaj për këtë?

Martin Schlesinger: Në mënyrë absolute. Para se të pranohen në BE Serbia dhe Kosova dhe para se t’i jepet Kosovës statusi, do t’i jepen të dyja palëve kredi finaciare. Gjithashtu do t’u jepet ndihmë në formulin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, çështje që mund të zgjidhen para se ato të pranohen; prandaj, them se Serbia, apo Kosova, duhet të zbatojnë disa rregulla për të qenë gati për pranim, ashtu sikurse, Polonia, Çekia, apo Hungaria, ndonëse nuk do të jenë po aq të gatshme këto vende; mendoj se ato do të mësojnë si të sillen me fqinjët, megjithëse kanë probleme. Skandinavët për shembull, 2-3 mijë vjet më parë ishin në luftë me njeri tjetërn për qindra vjet me radhë dhe tani ata shkojnë shumë mirë... Natyrisht, që ballkanasit nuk janë skandinavët, por kur ata do të shohin se të dyja palët se kanë përfitime ekonomike dhe politike, do t’u përgjigjen këtyre kërkesave dhe atëhere kufijtë nuk do të kenë më aq rëndësi...

XS
SM
MD
LG