Lidhje

Burns: SHBA mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Shtetet e Bashkuara thonë se do të mbështesin shtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një ose dy anëtarë të tjerë, duke përfshirë Japoninë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike, Nick Burns e bëri këtë njoftim para gazetarëve sot. Ai tha se Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice e informoi ministrin e Jashtëm të Japonisë për qendimin amerikan gjatë një bisede telefonike.

Japonia është mes katër vendeve që ka kërkuar të jetë anëtare e përherëshme e Këshillit, së bashku me Indinë, Gjermaninë dhe Brazilin. Zoti Burns nuk tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin në veçanti nodnjerin prej këtyre vendeve, por tha se Uashingtoni do të dëshironte që këshilli të shtohej me dy ose tri vende të tjera. Ai tha se anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit nuk duhet të kenë të drejtë vetoje.

Nënsekretari Burns tha gjithashtu se Uashingtoni beson se një zgjerim me më shumë se tre vende të tjera do të dëmtonte efektivitetin e Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG