Lidhje

Iran: Dy kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale kalojnë në balotazh


Ministria e brendshme iraniane thotë se ish-Presidenti Ali Akbar Hashemi Rafsanjani dhe kryetari i Bashkisë së Teheranit Mahmoud Ahmadinejad do të konkurrojnë të premten në një raund të dytë për zgjedhjet presidenciale.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se një numërim paraprak votash nga votimi i djeshëm tregon se zoti Rafsanjani fitoi 21 për qind të votave, ndërsa zoti Ahmadinejad mori 19 për qind.

Por kleriku reformator Mehdi Marroubi i kundërshtoi rezultatet, sipas së cilave ai radhitej i treti, duke thënë se votimet ishin të manipuluara.

Ndërkohë udhëheqësi suprem Ali Khamenei e vlerësoi mbajtjen e votimeve, pjesëmarrja në të cilat, sipas zyrtarëve të zgjedhjeve ishte rreth 69 për qind.

Ai tha se pjesëmarrja e lartë binte ndesh me kritikat e Presidentit Bush, i cili ishte shprehur se votimet nuk do të ishin të drejta pasi dhjetra kandidatë ishin ndaluar të konkurronin.

XS
SM
MD
LG