Lidhje

Filmi BeWitched, Elton Xhoni prej çokollate dhe më të fundit nga grupi U2


Këtu në Shtetet e Bashkuara u shfaq këtë javë premiera e filmit Be Witched, bazuar në idenë e një komedie televizive që u transmetua në vitet 60. Por filmi i ri, siç shpjegojnë edhe aktorët e tij i jep një interpretim origjinal subjektit të komedisë. Aktorja Nikolë Kidman i kthehet përsëri zhanrit të komedisë, pas suksesit që shënoi vjet në filmin Stepford Wives.

Ndoshta fajin e kanë temperaturat e larta të verës nju-jorkeze, por aktorja Nikole Kidman dukej tepër e tronditur në premierën e filmit Bewitched. Ajo thuajse po derdhte lotë e tronditur nga paniku. Aktorja nuk ndaloi as për komente të gjata për shtypin dhe publicisti i saj se Nikole Kidman ishte e mërzitur pasi artisti i saj i makjazhit sapo kishte vdekur.

Por momenti dramatik nuk ndikoi tek aktori tjetër kryesor në film, komediani Will Ferrell, i cili dukej shumë i kënaqur në premirën e filmit të tij të ri të cilin e ndoqi me të shoqen. "Nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë se do të luaja në filmin Bewitched. Por filmi është i ndryshëm nga komedia televizive, prandaj edhe e pranova rolin. Për më tepër m’u dha rasti të luaj përkrah Nikole Kidman, gjë që s’mund ta kundërshtoja".

********

David Furnish ishte këtë javë në Muzeun e Figurave prej Dylli, Madam Tusseau, për të shpalosur një statujë të Elton Xhonit në çokollatë. David Furnish, i dashuri i këngëtarit homoseksual Elton Xhon tha se kishte mbetur i kënaqur nga statuja. Ai pohoi gjithashtu se do të martohej me këngëtarin kur të legalizohej martesa për homoseksualët. Firma e prodhimeve prej çokollate, Cadbury, i kërkoi publikut të votonte se cilën fugurë publike do të donin të shihnin të derdhur në çokollatë dhe këngëtari anglez doli në krye të listës. Eltoni prej çokollate mori 1 mijë orë për t’u prodhuar dhe duhet mbajtur në një temperaturë prej 20 gradë celcius dhe nën mbikqyrje të vazhdueshme që të mos shkrijë. Për ata që kanë mundësi të shkojnë në Londër, statuja e Elton Xhonit do të jetë në muzeun Madame Tusseau deri në vjeshtë.

***********

Grupi irlandez i rrokut U-2 filloi ditët e fundit turneun e tyre evropian të vitit 2005 me një koncert në Bruksel para 60 mijë dashamirësve entuziastë. Grupi e hapi dhe e mbylli koncertin me interpretimin e këngës së suksesshme Vertigo nga albumi i tyre i ri How to Dimantle an Atomic Bomb. Biletat ishin shitur për 3 orë nga momenti i daljes në shitje në janar të këtij viti. Pas turneut në disa qytete evropiane U-2 do të vazhdojnë koncertet në Amerikën e Veriut për 50 koncerte që fillojnë më 12 shtator në Toronto të Kanadasë, dhe më pas koncerte në Nju Jork, Boston, }ikago, Los Anxhelos, dhe më në fund në Portland të Oregonit. Albumi i ri How to Dismantle an Atomic Bomb, Si të Caktivizosh një Bombë Atomike arriti në vend të parë në tabelat e klasifimeve në 25 vende.

XS
SM
MD
LG