Lidhje

BE-ja pa marrëveshje për buxhetin


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ndërprenë bisedimet në takimin e tyre të nivelit të lartë në Bruksel, për arësye të mosmarrëveshjeve të ashpra për çështjet financiare.

Kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker, presidenti i tanishëm i Bashkimit Evropian, i dha fund sot seancës së dytë të debateve për buxhetin, për të zhvilluar bisedime me vendet kryesore një nga një. Në seancën e mëngjesit, Presidenti i Francës, Zhak Shirak, përsëriti kërkesën e tij që Britania të hiqte dorë nga dëmshpërblimet disa miliard dollarëshe që merr çdo vit nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Britania, ka refuzuar me forcë të diskutojë për shkurtime të këtyre fondeve pa reformuar së pari sistemin e përgjithshëm të shpenzimeve bujqësore, diçka që Franca ka refuzuar ta marrë në shqyrtim. Diplomatët thonë se pamundësia e 25 kryetarëve të shteteve për të rënë dakord rreth një plani buxhetor 6-vjeçar në takimin e tanishëm të nivelit të lartë, rrezikon të minojë procesin 50-vjeçar të integrimit evropian. Udhëheqësit pritet t’i rifillojnë sonte bisedimet për buxhetin e përbashkët.

XS
SM
MD
LG