Lidhje

Irak: forcat amerikane dhe irakiane në ofensivë


Forcat amerikane dhe irakiane ndërmorën një ofensivë të dytë në shkallë të gjerë kundër kryengritësve që veprojnë në provincën e tensionuar al-Anbar të Irakut.

Rreth 1 mijë marinsa amerikanë dhe trupa irakiane kryen aksionin në atë zonë duke kërkuar arsenale të fshehura të armësh dhe kampe stërvitore të kryengritësve pranë kufirit me Sirinë.

Më parë, ushtria amerikane tha se rreth 50 kryengritës janë vrarë dhe 100 të tjerë janë kapur, në një operacion tjetër në Karabilahun fqinjë.

Trupat gjetën katër pengje irakiane që ishin rrahur dhe lidhur me zinxhirë në murin e një bunkeri në qytet.

Ndërkohë dhuna vazhdoi në Bagdad, ku një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë një autokolone amerikane, duke shkaktuar vdekjen e një vajze dhe plagosjen e dy civilëve.

Në një incident tjetër, kanali televiziv satelitor Al- Arabiya tha se disa persona kishin qëlluar duke e plagosur rëndë një nga gazterarët e tij në kryeqytetin irakian. //az//

XS
SM
MD
LG