Lidhje

Shqipëri: përpjekjet për të luftuar kultivimin e narkotikëve në jug të vendit


Policia në jug të Shqipërsië po përballet gjithnjë e më tepër me forma të kultivmit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Në 48 orët e fundit në Vlorë forcat policore kanë shkatërruar disa mijëra rrënjë bimë të hashashit, ndërsa në Fier policia bllokoi një punishte të përpunimit të lëndëve narkotike duke arrestuar tre persona.

Sipas policisë sipërfaqet e mbjella me narkotikë janë kryesisht në zonën e Lumit të Vlorës, por edhe ne zona te thella te këtij qarku te cilat përshihen në rrethet Delvinë dhe Sarandë. Në këtë kohë sipas ekspertëve policorë bima e hashshit është në fazën e pjekjes dhe cdo vonesë në operacionet e shkatërrimit të sipërfaqeve të mbjella me narkotikë do t`i krionte mundësi lulëzimit te trafikut.

Në mesin e kësaj jave policia në Vlorë bllokoi rreth 500 kg bimë hashashi e cila dyshohet se kishte destinacion Italinë fqinje. Sasia e drogës ishte paketuar dhe ishte fshehur në një gjë të vogël pranë gadishullit te Karaburunit. Polcia e Vlores tha këtë fundjavë se vetëm gjatë muajit qershor jane shkatërruar në këtë rreth nga operacionet policore rreth 40 mijë bvimë narkotike si dhe jane marre ne ndjekje penale rreth 15 persona.

Shifrat e kultivmit te narkotikeve vlerësohen si shqetësuese po të krahasohen me vitet e shkuara. Policia vëren vështiresitë e identifikimit dhe te arrestimit të fermerëve pasi jo pak prej tyre i kane kultivuar bimët e hashashit në sipërfaqe te kullotave apo te pronareve te tjere qe ndodhen në emigracion.

Ndërsa në Shqipëri vazhdon me ritme te larta fushata elektorale vezhguesit shohin pak përqëndrim te kantidaëve per deputetë ne politikat për zhvillimin bujqësor ne zonën rurale. Në rrethet jugore asnje nga kantidatet nuk ka prekur publikisht ne takimet elektorale problemet e kultivimit te paligjshëm të lëndëve narkotike dhe ndergjegjesimin e fermerëve për të parë mirëqënien nga prodhimet bujqqsore dhe jo nga mbjellja e haahashit.

Në dy vitet e fundit policia shqiptare thotë se ka gjetur te kultivuar ne zonat jugore krahas llojit te bimës se hashashit edhe lloje te tjera droge si bime opiumi. Policia dyshon se farërat e këtyre bimëve hyjne nga Greqia dhe Italia fqinje ku më pas përfundon edhe pjesa më e madhe e lëndës narkotike qe arrin të trafikohet nga Shqipëria.

XS
SM
MD
LG