Lidhje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së cakton 20 qershorin si ditë botërore të refugjatëve


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka caktuar 20 qershorin si ditën botërore të refugjatëve. Sipas komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatë, në mbarë botën janë rreth 17 milionë refugjatë. Nga ky numër i madh, Shtetet e Bashkuara, një nga 16 vendet e angazhuara për risisteminin e refugjatëve, pranojnë numrin më të madh të refugjatëve.

Që nga viti 1975, Shtetet e Bashkura u kanë krijuar mundësi risistemimi rreth 2 milionë e 500 mijë refugjatëve. Linda Tomas Grinfild, nënsekretare e Zyrës për Popullsinë, Refugjatë dhe Emirgracion pranë Departamentit amerikan të Shtetit, thotë se ndërsa numri i refugjatëve nuk ka ndryshuar, vendet nga ata vijnë kanë ndryshuar. "Dikur, refugjatët që pranonim ne, vinin vetëm nga dy rajone të botës, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Azia Juglindore. Sot kjo ka ndryshuar. Tani ne jemi aktivë në mbarë botën. Vitin e kaluar më shumë se gjysma e refugjatëve që u vendosen në Shtetet e Bashkuara ishin nga Afrika,”thotë zonja Grinfild.

Në vitin 2004, qeveria amerikane pranoi rreth 52 mijë refugjatë nga 65 vende. Përveç kësaj, Amerika pronon çdo vit rreth 20 mijë kubanë dhe haitas si edhe 20 deri 40 mijë kërkues të strehimit politik nga gjithë bota. Zonja Greenfield thotë se qeveria parashikon që ky numër të jetë përafërsisht i njejtë edhe këtë vit. Numri i refugjatëve dhe atyre që kërkojnë strehim politik ra vetëm në vitin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në atë vit Shtetet e Bashkuara pranuan rreth 22 mijë refugjatë.

Drejtori i Zyrës për Refugjatë, Strehim Politik dhe Operacione Ndërkombëtare në Shrëbimin amerikan të Imigracionit dhe Shtetësisë, Xhozef Kudihi, thotë se që nga 11 shtatori sfida e departamentit të tij është t’i mbajë dyert hapur për refugjatët dhe kërkues të strehimit politik dhe të njejtën kohë të mbrohet nga ata që i duan të keqën Amerikës. "Padyshim ne jemi bërë më të vendosur për të siguruar që njerëzit që vijnë në Amerikë nuk përbëjnë kërcënimin për vendin tonë. Prandaj, kontrolli e shqyrtimi i të kaluarës së atyre që vijnë është shtuar për të siguruar që ata janë me të vërtetë refugjatë,” thotë zoti Kudihi.

Përveç këtij kontrolli, refugjatët tani kalojnë edhe nëpër programe informimi rreth kulturës amerikane. Këto klasa mbahen në kampe refugjatësh dhe zakonisht në gjuhë që flasin refugjatët. Xhung Ali Gedini, zyrtare e informimit publik në komisariatin e lartë për refugjatë thotë se edhe pse shumë amerikanë mund ta shikojnë risisteminin në Shtetet e Bashkurara si një shansë të rrallë në jetë, në të vërtetë për refugjatë është një vendim shumë i vështirë. "Për ta, vendimi për t’u sistemuar në këtë vend do të thotë se ata nuk do të kthehen kurrë në vendet e tyre,” thotë zonja Gedini. Mirëpo, nëse refugjatët nuk mund të kthehen në vendet e tyre dhe asnjë vend fqinj nuk u ofron atyre strehim politik, thotë zonja Ghedini, atëherë rrugëdalja e tyre e vetme është risistemimi. Ajo thotë se kur vendosen në komunitetet amerikane, refugjatët përparojnë. Refugjatët vendosen në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Ronald Munia, bashkdrejtues i divizionit për risistemim pranë Departamentit amerikan të Shëndetsisë dhe Shërbimeve Humane, thekson se gjatë viteve të fundit refugjatët kanë ndryshuar pamjen e lagjeve të Washingtonit. Refugjatëve të risistemuar në Shtetet e Bashkuara u jepet leja e punësimit dhe mund të fillojnë punë menjëherë sapo të arrijnë këtu. Zoti Munia thotë se kjo ndihmon që refugjatët të jenë në gjendje të ndihmojnë veten dhe familjet e tyre dhe të mos bëhen barrë e ndihmës publike. Pas një viti me status të refugjatit, ata kanë mundësi të bëjnë lutje për banim të përhershëm dhe pas pesë vitesh për shtetësi amerikane.

XS
SM
MD
LG