Lidhje

Në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Babait


Sot është Dita e Babait në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, përfshirë Britaninë, Maltën dhe Japoninë. Kjo festë është një ditë në të cilën nderohen dhe kujtohen baballarët.

Dita e Babait, e diela e tretë e qershorit, u shndërua në një festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1972. Në këtë ditë, shumë familje i trajtojnë baballarët në mënyra të ndryshme e të vecantë, ndërkohë që tregëtarët përfitojnë nga rasti, duke i inkurajuar fëmijët të blejnë sa më shumë gjëra për baballarët.

Këtë vit shumë baballarë, që shërbejnë në ushtri, po e festojnë Ditën e Babait të dislokuar në Afganistan ose në Irak, por janë në gjendje të komunikojnë me familjen nëpërmjet teknologjisë së lartë, si mesazhet e shkruara dhe urimet në video. Në Shtetet e Bashkuara, festa e Ditës së Babait radhitet e katërta pas Krishtlindjeve, Ditës së Valentinit dhe Ditës së Nënës për sa i përket kartolinave që dërgohen me postë.

XS
SM
MD
LG