Lidhje

Shqipëri: Presidenti Moisiu vazhdon takimet elektorale


Në Shqipëri kur ndajnë vetëm dy javë nga dita e votimit situata elektorale ka nisur të tensionohet. Komiteti shqiptar i Helsinkit u bëri thirrje partive politike dhe vecanërisht dy forcave më të mëdha që të mos japin shkas acarimit të situatës pasi kjo nuk do t’I shërbente zgjedhjeve të lira. Ndërkohë sot presidenti Alfred Moisiu, në vazhdim të takimeve me drejtuesit e forcave politike bisedoi me kryetarin e partisë socialiste kryeministrin Fatos Nano

Në shumë aspekte fushata elektorale për votimet e 3 korrikut ka sjellë shumë të reja. Të gjitha partitë dhe kandidatët kryesorë janë angazhuar në një fushatë propagande të paparë deri më sot duke bombarduar me ekranet dhe rrugët me posterat e tyre. Po ashtu si rrallë herë lufta politike është përqëndruar në ballafaqimin e platformave falë edhe hapësirës së madhe që mediat në Shqipëri u kanë dhënë debateve politike.

Por afrimi i ditës së votimit duket se ka risjellë në skenë skemat e së kaluarës. Sa vjen e gjuha e përdorur ashpërsohet, ndërsa në disa zona kanë nisur të shfaqen edhe përplasjet fizike mes mbështetsve të deputetëve kundërshtarë. Deri tani duket se bëhet fjalë pr incidente të oizoluara por që rrezikojn të marin përmasa më të mëdha për shkak të rritjes së tensionit politik.

Komiteti shqiptar i Helsinkit u shpreh sot se po vëren me keqardhje se nga disa subjekte politike nuk po mbahen parasysh normat e etikës apo e drejta për të bërë propagandë të ligjshme zgjedhre. Gjuha e urrejtjes, fyerjet e personalizuara që prekin dinjitetin e njeriut si dhe akuzat e ndërsjellta ligjërisht të pavërtetuara cënojnë frymën e ligjit dhe të kodit të etikës zgjedhore.

Ky komitet bëri sot thirrje vecanërisht dy partive më të mëdha që me deklaratat dhe qëndrimet e tyre të mos i japin shkas acarimit të atmosferës politike në vend sepse kjo sipas komitetit shqiptar të Helsinkit nuki do ti shërbente zgjedhjeve të lira të ndershme e të pakontestuara.

Nga ana e tij presidenti Alfred Moisiu ka vazhduar kontaktet e tij me drejtuesit kryesor politik të vendit. Sot ai bisedoi me kryetarin e partisë socialiste kryeministrin Fatos Nano, ndërsa në ditët e shkuara është takuar me kryetarin e partisë demokratike Sali Berisha dhe përfaqësuesin e Lëvizjes për Zhvillim kombëtar Dashamir Shehi. Përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga kreu i shtetit është mbajtur e rezervuar.

Presidenti Moisiu është angazhuar energjikisht për mbarëvajtjen e procesit elektoral. Ai ka zhvilluara takime me të gjitha institucionet përgjegjëse për zgjedhjet duke kërkuar me këmbëngulje në rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

XS
SM
MD
LG