Lidhje

Shpallet fajtor prifti për krimin e Ku Kluks Klanit në vitin 1964


Juria në një proces gjyqësor në Misisipi shpalli fajtor një prift nën akuzën e vrasjes pa paramendim, për rolin e tij në vdekjen e tre veprimtarëve për të drejtat civile në vitin 1964.

80-vjeçari Edgar Rei Killen nuk shfaqi emocione kur u lexua vendimi sot në një qytet të vogël të Misisipit.

Juria kishte shqyrtuar alternativën për ta shpallur të pandehurin Killen fajtor për vrasje me paramendim, por vendosi ta shpallë fajtor për një akuzë më të lehtë. Secila nga tre akuzat për vrasje pa paramendim mund të dënohet me 20 vjet burgim.

Vendimi i jurisë merret 41 vjet pasi tre veprimtarë për të drejtat civile, të cilët kishin shkuar në jug për të ndihmuar afrikano-amerikanët të regjistroheshin për të votuar, u qëlluan për vdekje në një rrugë fshati. Prokurori tha se Edgar Rei Killen, anëtar i grupit racist Ku Kluks Klan, ishte organizator i vrasjeve.

Në një proces gjyqësor të vitit 1967 juria nuk arriti të merrte dot vendim lidhur me akuzat e ngritura ndaj zotit Killen, pasi një nga anëtarët e jurisë tha se nuk mund të shpallte fajtor një prift.

XS
SM
MD
LG