Lidhje

Irak: Vriten 18 vetë dhe plagosen 48 të tjerë


Zyrtarë irakianë thonë se tri shpërthime, pothuajse të njëkohëshme bombash në një distrik shiit të Bagdadit kanë vrarë të paktën 18 vetë dhe plagosur 48 të tjerë.

Në qytetin verior të Mosulit, zyrtarët vendas thanë se nga sulmi me një makinë bombë që pati si objektiv një patrullë ushtarake amerikane u vranë 3 irakianë dhe u plagosën 7 të tjerë.

Nuk ka njoftime për viktima në radhët e amerikanëve në këtë incident. Ushtria amerikane tha sot se dy trupa amerikane u vranë dje në Ramadi.

Gjetkë në Irak, agjencia franceze e lajmeve njoftoi për disa sulme në Mosul, Kirkuk dhe në Madain në jug të Bagdadit.

Po sot, Presidentja e Filipineve Gloria Arroyo tha se një peng filipinas në Irak u lirua, pasi u mbajt nga rrëmbyesit për afro 8 muaj.
XS
SM
MD
LG