Lidhje

Kryeministri britanik bën thirrje për reformimin e Bashkimit Evropian


Kryeministri britanik Toni Bler tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjidhë krizën në udhëheqje dhe të rinovohet për të përballuar sfidat e botës moderne.

Zoti Bler mbajti sot një fjalim para Parlamentit Evropian në Bruksel, ku tha se Evropa duhet t’u përshtatet ndryshimit të kohërave me qëllim që të jenë në gjendje të konkurojë ekonomikisht me Shtetet e Bashkuara dhe ekonomi në rritje si Kina dhe India.

Ai tha se ende beson në integrimin politik dhe ekonomik dhe bëri thirje për vazhdimin e zgjerimit megjithë kundërshtimin e projekt-kushtetutës së bllokut nga Franca dhe Holanda dhe mosarritjen e një marrëveshjeje lidhur me buxhetin afat-gjatë të Bashkimit Evropian.

Zoti Bler tha se kritikët e tij bëjnë cilësime të gabuara kur thonë se Britania do vetëm që 25 vendet e Bashkimit Evropian të bëhen një zonë e tregëtisë së lirë. Ai tha se mbështet një Evropë sociale dhe se gjithmonë e ka mbështetur me forcë integrimin evropian.

XS
SM
MD
LG