Lidhje

Mjekësia alternative fiton popullaritet në Shtetet e Bashkuara


Barërat mjekësore, akupunktura dhe terapia nëpërmjet masazhit konsideroheshin deri jo shumë kohë më parë nga specialistët e mjekësisë amerikanë si qesharake. Megjithatë sot, gjithmonë e më shumë shkolla të mjekësisë në Shtetet e Bashkuara, po përfshijnë në programet e tyre të ashtuquajturën mjekësi alternative plotësuese.

Është e mërkurë në mbrëmje dhe në një nga sallat e fakultetit të mjekësisë në Universitetin Kolumbia janë mbledhur më shumë se 100 mjekë nga gjithë Amerika, në një konferencë 5 ditore mbi thellimin e studimeve.

“A ka pyetje të tjera konkrete lidhur me pacientët të prekur nga Sida, përpara se ta mbyllim këtë temë?”

Pjesëmarrësit në këtë tubim po diskutonin nëse është e dobishme t’u rekomandohet të sëmurëve nga Sida një lloj luleje e tharë e qujatur Ekinakia, e cila rritet në Amerikën Veriore dhe besohet se stimulon sistemin imun të trupit.

Në 10 vjetët e fundit, qendra Hinda dhe Riçard Rozental e universitetit Kolumbia ka organizuar këtë konferencë të përvitshme, mbi mjekësinë botanike në praktikën klinike moderne. Kjo qendër, e formuar në vitin 1993, është ndër të parat e kësaj nëtyre në një shkollë të njohur mjekësore amerikane. Doktor Fredi Kronemberg është drejtor i kësaj qendre.

“Në atë kohë, dekani i Universitetit të Kolumbias ishte një psikiatër dhe duke qenë se psikiatria nuk ishte pranuar si disiplinë më vete, ai kuptoi se edhe mjekësia plotësuese po ndiqte një rrugë të ngjashme duke besuar se rreth tyre duhej të vazhdonin studimet dhe kjo mund të bëhej pikërisht në Universitetin Kolumbia.”

Sot, nga 125 shkolla mjekësore në Amerikë, 95 ofrojnë lëndë që kanë të bëjnë me mjekësinë alternative plotësuese. Në më të shumtat e rasteve, studimet përqëndrohen tek metodat perëndimore, por Fredi Kronemberg thotë se është e rëndësishme për mjekpët të njihen edhe me mënyrat joperëndimore që kanë të bëjnë me shëndetin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

“Shumica e konsumatorëve përdorin këto mënyra popullore duke u bazuar tek përvoja personale dhe e shokëve të tyre. Shumë njerëz do të dëshironin të këshilloheshin me mjekun rreth përdorimit të këtyre mënyurave.”

Popullariteti i metodave popullore të mjekimit është rritur shumë në vitet e fundit. Nga një sondazh i bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetsisë del se një e treta e amerikanëve të rritur kanë provuar një nga metodat e mjekësisë alternative. Kongresi i ka dhënë një buxhet vjetor prej 100 milionë dollarësh Institutit Kombëtar të Shëndetsisë, për studimin e efektshmërisë dhe sigurisë së këtyre metodave. Por sipas Robert Barazit, mjeku që kryeson Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit në Shëndetsi, këto janë shpenzime pa vend.

“Këto janë para nga taksat e popullit të shpenëzuara kot. Mjekësia plotësuese nuk ekziston. Kjo është një fjalë e reklamuar nga ata që përdorin edhe fjalën ilaç çudibërës.”

Zoti Baraz i referohet rastit të 16 vjeçares Megan Willson, e cila vdiq nga një krizë astme. Ajo trajtohej me mënyra natyropatike në vend që të kurohej me ilaçe mjekësore të cilat mund t’i kishin shpëtuar jetën.

Fredi Kronemberg thotë se ka patur gabime dhe mashtrime, por kjo është arsyeja që ne duhet të nxisim metodat profesionale në këtë fushë.

“Në Universitetin Kolumbia ne po nxisim metodat dhe vlerësimet shkencore të terapisë plotësuese. Ne po ndihmojmë qeverinë të sistemojë me efektshmëri barërat mjekësore.”

Ky sistemim nuk mund të bëhet nga qeveria pa një studim të përshtatshëm.

XS
SM
MD
LG