Lidhje

11 vetë ndalohen nën akuzat për përfshirje në masakrën e Srebrenicës


Autoritete të Republikës serbe të Bosnjë ndaluan të paktën 11 vetë, disa prej të cilëve pjesëtarë të forcave policore, nën akuzat për përfshirje në masakrën e Srebrenicës.

Zyrtarë të policisë thonë se operacioni i dy ditëve të fundit në zonën përreth qyteve veriperëndimore të Bratunacit, Sekoviçit dhe Zvornikut u zhvillua me urdhër të gjykatës shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës.

Pas marrjes nën kontroll të Srebrenicës, forcat serbe patën shpërngulur dhe vrarë rreth 8 mijë meshkuj myslimanë, të cilën Kombet e Bashkuara e kishin shpallur një zonë të sigurtë myslimane. Mijëra trupa janë nxjerrë nga varreza masive.

Kryeprokurorja e Gjykatës e Hagës për Krime Lufte, Carla del Ponte, përsëriti dje thirrjet e saj për arrestimin e ish-udhëheqësit të serbëve të bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe të komandantit të tij ushtarak, Ratko Mlladiç, si autorët kryesorë të masakrës.

XS
SM
MD
LG