Lidhje

Vdes në Itali gazetari i së përditshmes “Bota Sot”


Gazetari i të përditshmes "Bota sot", Bardhyl Ajeti, i plagosur më 3 qershor në rrugën Gjilan-Prishtinë nga persona të paidentifikuar, vdiq sot rreth orës 16 në një spital të Milanos në Itali.

Gazetari Ajeti ka qenë në gjendje kome që nga plagosja rëndë, pasi u qëllua nga persona të paidentifikuar që ishin në një makinë në lëvizje, dhe një veshkë e ka pasur të dëmtuar plotësisht.

Ky nuk është rasti i parë në Kosovë ku në shënjestër të të shtënave, kanë qenë gazetarët. Midis gazetarëve të Kosovës ka pasur raste vrasjesh, plagosjesh, apo trajtim kundër rregullave për mbrojtjen e gazetarëve.

XS
SM
MD
LG