Lidhje

Bullgari: Anketat tregojnë se opozita socialiste ka fituar në zgjedhje


Anketat menjëherë pas votimeve parlamentare në Bullgari tregojnë firoren e opozitës socialiste në zgjedhjet parlamentare. Anketat, të zhvilluara menjëherë pas përfundimit të votimeve tregojnë se socialistët, ish-komunistët e vendit, kanë marrë rreth 32 përqind të votave.

Partia e kryeministrit Simeon, Saxe-Coburg-Gotha, Lëvizja Kombëtare e Simoenit Dy, ka fituar më shumë se 20 përqind. Nëse shifrat zyrtare do të konfirmojnë anketat pas votimeve, socialistët do të vazhdojnë prirjen 15 vjeçare në Bullgarinë post-komuniste në të cilën asnjë qeveri nuk është ri-zgjedhur.

Zoti Saxe Coburg Gotha, i cili ishte mbreti i Bullgarisë si fëmijë, ka arritur të ngrejë rritjen ekonomike dhe të ulë dukshëm papunësinë që kur erdhi në pushtet në vitin 2001. Megjithatë, shumë votues kanë mbetur të zhgënjyer nga dështimi i tij për të ringjallur plotësisht ekonominë e vendit dhe trajtimin e krimit dhe çështjeve të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG