Lidhje

Turqia nuk do të pranojë kushtet e reja për antarësim në BE


Kryeministri turk thotë se vendi i tij nuk do t’i pranojë kushtet e reja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha gjatë komenteve që bëri të dielën se Turqia nuk mund të ishte në gjendje të negocionte kaq pranë fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që janë planifikuar të fillojnë në tetor.

Zoti Erdogan tha se një gjë e tillë nuk do të ishte politikë e ndershme. Javën e kaluar, Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Jose Manuel Barroso tha se organizata duhet të mbante një debat të hapur për kandidaturën e Turqisë. Por kryeministri Toni Bler paralajmëroi kundër mbylljes së dyerve të Bashkimit Evropian për anëtarë të rinj si Turqia, komente që u mirëpritën nga zoti Erdogan.

Kundërshtimi ndaj anëtarësimit të vendit me popullsi kryesisht myslimane në organizatën evropiane, ishte një nga faktorët që sollën rrëzimin e projekt-kushtetutës evropiane në referendumet në Francë dhe Hollandë.

XS
SM
MD
LG