Lidhje

Vazhdojnë polemikat rreth trasmetimeve publike amerikane


Polemika rreth trasmetimeve publike amerikane vazhdon ndërkohë që palët rivale argumentojnë rreth çështjes së balancimit në lajme dhe programeve të tjera. Kreu i Korporatës së Transmetimeve Publike, i cili shpërndan fondet fedewrale për transmetimet publike, është kritikuar ashpër në Kongres, por vazhdon të gëzojë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i Korporatës së Transmetimeve Publike, i cili u shpërndan fondet qeveritare stacioneve radiotelevizive publike në gjithë Shtetet e Bashkuara, është përpjekur të ndreqë ato që shikohen si paragjykime liberale në programet e tyre.

Drejtori Kenneth Tomlinson, anëtar i Partisë Republikane, mendon se Koroporat e Transmetimeve Publike duhet të ushtrojë kontroll më të madh ndaj trasnmetimeve publike të lajmeve dhe materialeve të tjera. Veprimet e tij nxitën kritika të shumta se ai është përpjekur të ndjekë një program politik me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, akuzë të cilën ai e hedh poshtë me forcë.

Gjatë ditëve të fundit, polemika përfshiu edhe Kongresin, ndërkohë që Dhoma e Përfqaësuesve shqyrtoi një propozim për të shkurtuar me 100 miliponë dollarë buxhetin e vitit 2006 prej 400 milionë dollarësh për trasnmetimet publike.

Republikanët përmendin buxhetin e kufizuar federal si arsyetim për të eliminuar financimin dhe kërkojnë t’i paraqesin trensmetimet publike se një ndërmarrje të suksesshme financare, e aftë të përballojë shkurtime të tilla: “Kjo është pika e absurditetit, thotë ligjvënësja Xhimi Brauni Uajt. Një korporatë masive që fsheh fitimet e saj në mënyurë që të vazhdojë të ushqehet në govatën federale. Ku është zhgënjimi apo zemërimi i demokratëve ndaj kësaj?”

Anëtarë të Partisë Demokratike të opozitës thonë se trasnmetimet publike ishin në rrezik të politizohen: “Transmetimet publike, tha ligjvënësi demokrat Xhon Dinxhell, duhet të mbeten jo vetëm plotësisht të financuara, por edhe të mbrojtura nga trysnia politike që aktualisht po ushtrohet ndaj tyre.”

Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë përpjekjet e republikanëve për të pakësuar buxhetin për transmetimet publike, veprim i cili bënë thuajse të pamundur çdo përpjekje për shkurtimin e fondeve nga Senati. Mirëpo, polemika rreth veprimeve të zotit Tomlinson vazhdojnë.

Emërimi i ish bashkë-kryetares së Komitetit Kombëtar Republikan, Ptricia Harrison, në postin e presidentes së Korporatës së Transmetimeve Publike, ka nxitur akuza të reja për paragjykime politike. Gjatë fjalës që mbajti para anëtarëve të Korporatës së Transmetimeve Publike, zoti Tomlinson përsëriti pikëpamjet e tij se debati duhet shikuar në kuadër të një kushti ligjor që anëtarët e bordit duhet të sigurojnë balancën dhe të nevojës për të tërhequr mbështetjen e konservatorëve për transmetimet publike: “Nëse ne kërkojmë të kemi mbështetje të gjerë për transmetimet publike nga i gjithë spektri politike, ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të treguar se i marrim seriozisht detyrimet tona në bazë të ligjit. Kjo do të thotë, theksoi zoti Tomlinson, që ne duhet të pranojmë përgjegjësinë tonë në bazë të aktit të trensmetimit publik për të inkuirajuar transmetimet publike për të ofruar perspektive të balancuara rreth çështjeve që nxisin polemike.”

Një nga anëtarët e bordit të Korporatës që votuan kundër emrimit të zonjës Harrison, ishte Ernet Uilson: “Ne duhet të qendrojmë larg partishmërisë kur të emrojmë shefin tonë të ardhshëm. Kemi marrë shumë letra, në të cilat kërkohet që të mos emrojmë një person që ka shërbyer në ndonjë post të lartë partiak. Mendoj, theksoi zoti Uilson, se kjo është këshillë e urtë.”

Duke bërë thirrje për dorheqjen e zotit Tomlinson nga bordi, një ligjvënës thotë se roli tjetër i tij me trensmetimet e financuara nga qeveria, përfshirë Zërin e Amerikës, mbështet shqetësimet rreth paragjykimeve të paligjshme politike. Sipas pikëpamjes time, thotë ligjvënësi demokrat Ed Markey, zoti Tomlinson duhet të japë dorëheqje për shkak të sulmit të tij ideologjik kundër bordit tjetër të transmnetimeve ndërkombëtare.

Sulmi ideologjik, për të cilin flet ligjvënësi Markey u referohet përpjekjeve për të siguruar që programet e Zërit të Amerikës të pasqyrojnë më afër pikëpamjet e administratës. Zyrtarë të Zërit të Amerikës i kanë mohuar me forcë këto akuza. Shtëpia e Bardhë thotë se vazhdon ta mbështesë rolin e zotit Tomlinson si në Korporatën e Transmetimeve Publike ashtu edhe në Bordin e Trasmnetimeve Ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG