Lidhje

Ambasadorja Ris bën thirrje për respektimin e kodit të sjelljes


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Marsi Ris tha sot në Tiranë se është e një rëndësie thelbësore që partitë dhe udhëheqësit politik shqiptar të respektojnë dispozitat e kodit të sjelljes dhe të pranojnë rezultatet që do të dalin nga votimet e 3 korrikut. Këto komente ambasadorja amerikane e bëri gjatë një takimi të orgnizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare

Afrimi i ditës së zgjedhjeve po shoqërohet me deklarata të njëpasnjëshme të institucioneve ndërkombëtare të cilat në thelb i bashkon i njejti shqetësim dhe e njëjta thirrje që votimi I 3 korrikut në Shqipëri të zhvillohet sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare.

Javën e shkuar ishte departamenti amerikan i shtetit që nxorri një deklaratë të posacme për zgjedhjet në Shqipëri, sot në shtypin shqiptar u botua një shkrim i përfaqësuesit të lartë të BE për politikat e jashtme dhe të sigurisë dhe po sot ambasadorja e shtetve të Bashkuara në Tiranë dhe ambasadori i Hollandës, shtet i cili ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, trajtuan çështjen e zgjedhjeve dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen e Shqipërisë në një takim të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.

Ambasadorja e amerikane Marsi Ris përsëriti dhe një herë se zgjedhjet e kësaj të diele “janë me rëndësi kritike që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e saj të zhvillimit demokratik”. "Mënyra e realizimit të këtyre zgjedhjeve dhe fakti nëse i përmbushin standartet ndërkombëtare do të vendosin gjithashtu në një mënyrë të madhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në strukturat euroatlantike" tha ambasadorja Rice e cila shtoi se "Qeveria amerikane është shumë e interesuar për këto zgjedhje se po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet se se do të jetë pjesë e monitorimit të tyre".

Ambasadorja amerikane saktësoi se shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të vecantë por "vetëm një proces të realizuar sipas standarteve dhe që përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar". Ashtu siç theksohej dhe në tekstin e deklaratës së departamentit të shtetit, ambasadorja Rice nxiti të gjithë udhëheqësit politik shqiptar, kandidatët e tyre dhe mbështetësit partiak të respektojnë ligjin electoral, kodin e sjelljes e që të veprojnë brenda kuadrit të institucioneve të ngritura për të administruar realizimin e këtyre zgjedhjeve: "Eshtë me rëndësi thelbësore që të gjitha partitë, dhe udhëheqësit politik të respektojnë dhe ti përmbahen dispozitave të kodit të sjelljes, pjesë kyce e të cilit është pranimi nga udhëheqësit partiak dhe mbështetësit i rezultateve të zgjedhjeve që shprehin qartë vullnetin e popullit shqiptar". Kësaj pike i ka mëshuar dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit europian Havier Solana, në artikullin e botuar sot në shtypin shqiptar. "Nuk duhet të ketë përsëritje të praktikave të këqiaj elektorale të mëparshme – shkruan zoti Solana – ata që nuk fitojnë duhety të jenë të përgatitur të njohin rezultatet, të respektojnë legjitimitetin e institucioneve që vijnë nga zgjedhjet dhe të bëjnë të mundur një tranzicion të lehtë.”

Përfaqësuesi i lartë i BE ka bërë të qartë se Brukseli nuk do të kënaqet me përcaktimin se zgjedhjet ishin më të mira se ato të mëparshmet por “BE – ka theskuar ai – ka nënvizuar në mënyrë të përsëritur se pret që këto zgjedhje të zhvillohgen në konform standarteve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG