Lidhje

Dhoma e Përfaqesueve, rezolutë për masakrën e Srebrenicës


Dhoma e Përfaqësuesve këtu në Shtetet e Bashkuara miratoi një rezolutë ku dënohet masakra e mijëra djemëve dhe burrave myslimanë boshnjak pas marrjes nga forcat serbe të enklavës së Srebrenicës 10 vjetë të shkuara.

Rezoluta e miratuar mbrëmë bën thirrje që masakra të përkufizohet si gjenocid dhe të gjithë personat përgjegjës të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Rezoluta e ngjashme me atë të adoptuar nga senati amerikan javën e kaluar, i bën gjithashtu thirrje Kombeve të Bashkuara të pranojë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjen e tyre pasi dështoi të merrte masa të mjaftueshme për mbrojtjen e civilëve në Srebrenicë. Kombet e Bashkuara e kishin shpallur qytetin në Bosnje-Hercegovinën lindore një zonë të sigurtë myslimane.

Forcat serbe morrën dhe vranë gati 8 mijë burra dhe djem myslimanë pas marrjes së Srebrenicës. Mijëra trupa të viktimave janë gjetur në varre masive.

XS
SM
MD
LG