Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve ul fondet për ndihmat e huaja


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi për t’i ulur ndjeshëm fondet e programit të ndihmave për vendet që kryejnë reforma ekonomike dhe demokratike.

Duke miratuar dje buxhetin e ndihmave të jashtme ligjvenësit miratuan 1 presje 7 miliardë dollarë për programin Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit, shumë më pak se 3 miliardë dollarë që kishte kërkuar presidenti.

Shkurtimi i fondeve për këtë program bëhet një javë para takimit të grupit të 8-shes në Skoci, ku vëmendja do të përqëndrohet në ndihmat për vendet e varfëra.

Buxheti i jashtëm i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve përfshin fonde për të luftuar Sidën. Por shuma e tij prej 20 presje 3 miliardë dollarësh është rreth 2 miliardë dollarë më pak se kërkesa e Presidentit për ndihmat e jashtme për vitin 2006.

Ndihmave të jashtme për 2006 mund t’i bëhen ende ndryshime, kur senati të miratojë variantin e tij të buxhetit.

XS
SM
MD
LG