Lidhje

OSBEja e shqetësuar për mundësinë e dënimit të dy gazetarëve amerikanë


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, shprehu shqetësim rreth rastit të dy gazetarëve amerikanë që mund të dënohen me burgim, pasi nuk po pranojnë të nxjerrin burimet e tyre të fshehta.

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit, Miklos Haraszti, përmenddi rastin e gazetares së Nju Jork Tajmsit Judith Miller dhe të gazetarit të revistës Tajms, Matthew Cooper.

Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Alberto Gonzales, zoti Haraszti shprehte shqetësim rreth rolit të prokurorëve në këto dy raste dhe bënte thirrje për heqjen e akuzave ndaj gazetarëve. Ai thekson rëndësinë e së drejtës së gazetarit për të marrë informacion dhe për të komunikuar në mënyrë të fshehtë, pa qënë i rrezikuar t’i bëjë publike informacionet që merr nga burimet e tij.

XS
SM
MD
LG