Lidhje

Gjykata e Gjirokastrës shpreh shqetësimin për problemet me regjistrimin e votuesve


Gjykata e Gjirokastrës shprehu shqetësimin për numrin e lartë të kërkesave të personave që nuk janë përfshirë në lista e votuesve dhe pamundësinë e saj për të shqyrtuar mjaft raste për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Kryetari i gjykatës Artan Laze u tha gazetareve se mbi 100 kërkesa kane mberritur deri tani ne gjykate po shume prej tyre janë jashte kritereve qe parashikon ligji.

Nje kategori e kerkesave lidhet me dhenien e se drejtës së votimit personave që ndodhen në emigracion të cilët duhet të paraqiten vetë në gjykatë per te bere kerkesën. Ndërkaq policia e Vlorës tha sot se personat qe plagosen mbrëmë shefin e krimeve të këtij qarku jane dy të arratisur nga burgjet shqiptare ne vitin 1999.

Ata vuanin denimet per vrasje me 25 dhe 17 vjet burg. Policia e Vlorës vuri sot një shpërbim prej 10 mijë dollarësh për atë që jepte informacion lidhur me vendin ku fshiheshin dy të kërkuarit.

XS
SM
MD
LG