Lidhje

Presidenti Moisiu u bën thirrje partive të njohin rezultatin e zgjedhjeve


Në Shqipëri presidenti Alfred Moisiu në një mesazh në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut i bëri thirje partive të zbatojnë kodin zgjedhor dhe kodin e sjelljes si dhe të njohin rezultatet. Presidenti tha se këto zgjedhje janë një shans për të përmbyllur tranzicionin e gjatë e të vështirë dhe se është koha që për Shqipërinë të hapet një faqe e re.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme u shpreh presidenti janë themelore për stabilitetin politik e demokracinë dhe janë një faktor plus për Kosovën në rrugën e saj drejt statusit final. Sipas presidentit në çdo zgjedhje ka një të humbur por të dielën më e rëndësishme se vetë rezultati është përmbushja e standarteve, tha kreu i shtetit.

Ai bëri thirrje shqiptarëve për pjesmarrje të gjerë në votime në mënyrë që edhe ata të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre qytetare duke vendosur me votën e tyre.

Ndërkohë sot Komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë një vendim të ri lidhur me përdorimin e certifikatave ditën e zgjedhjeve. Kush do të votojë me çertifikatë duhet të ketë me vete edhe një dokument tjetër të shoqëruar me fotografi.

Nga ana e saj prokuroria e përgjithshme ka urdhëruar strukturat e saj në të gjithë vendin që të arrestohen të gjitha ata që përdorin çertifikata fallso dhe ti kërkohet gjykatës dënim me burg.

XS
SM
MD
LG