Lidhje

Afganistan: Ushtria amerikane vazhdon kërkimin për një ekip zbulimi


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se po kërkojnë me të gjitha mënyrat për një ekip amerikan zbulimi që u zhduk në Afganistan të martën.

Ekipi u zhduk pak para se një helikopter që po shkonte t’i ndihmonte u rrëzua nga zjarri i armikut në provincën malore Kunar në kufi me Pakistanin. Të 16 ushtarët amerikanë të Forcave Speciale në bordin e helikopterit humbën jetën.

Zëdhënësi ushtarak, Koloneli Jim Yonts tha se forcat amerikane po patrullojnë intensivisht zonën malore që nga e marta. Ai shtoi se nuk ka arsyen të mendohet që ekipi është rrëmbyer ose vrarë. Zëdhënësi tha gjithashtu se as nuk mund të konfirmonte e as të mohonte një pretendim të ekstremistëve talebanë, të cilët thanë se vranë 7 ushtarë amerikanë para se helikopteri të rrëzohej.

Ky është aksidenti i dytë i një helikopteri amerikan Chinook në Afganistan brënda 3 muajsh dhe ndodhi ndërkohë që janë shtuar veprimtaritë guerile për të dëmtuar zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG