Lidhje

Kancelari gjerman humbet votëbesimi në parlament për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja


Kancelari gjerman Gerhard Shrëder u bë sot vetë shkaktar për humbjen e votëbesimit në parlament, me qëllim që t’i hapte rrugën zgjedhjeve të reja brenda këtij viti.

Zoti Shrëder dhe koalicioni i tij morën 151 vota, rreth gjysmën e 301 votave të nevojshme për votëbesim. Anëtarët e partisë së zotit Shrëder absteneuan, ashtu siç u kishte kërkuar kancelari. Me pas kancelari i kërkoi presidentit Horst Koelhler të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje te reja.

Presidenti ka tre javë afat për të pranuar ose jo rezultatin e votëbesimit. Kancelari Shreder shpreson se zgjedhjet e reja që pritet të zhvillohen në shtator do t’i japin atij një mandat të ri për të kryer reforma ekonomike që ai beson se janë të domosdoshme për Gjermaninë.

Partia Social Demokrate e zotit Shrëder pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale në muajin maj, në një shtet në veri të vendit dhe sipas anketave të fundit ajo ka rënë në vend të dytë me diferencë të madhe ndaj Kristian Demokratëve të opozitës.

XS
SM
MD
LG