Lidhje

Koncertet live 8 zhvillohen në gjithë botën


Emrat më të mëdhenj të muzikës interpretojnë sot në koncerte kudo në botë duke u bërë thirrje vendeve të pasura që t’i japin fund varfërisë në Afrikë.

Në Shtetet e Bashkuara, seria e koncerteve të quajtura Live - 8 në qytetin e Filadelfias prezantoi sot disa nga këngëtarët më të njohur në muzikën Hip Hop dhe ritm and buz. Midis tyre ishin P-Diddy, Jay-Z, Stevie Wonder dhe Destiny’s Child.

Në Londër, koncertet i hapi ish pjestari i Bitëllsave Paul McCartney dhe këngëtari kryesor i grupit U-2, Bono. Më pas në skenën e parkut Hyde para 200 mijë shikuesve dolën Cold Play, Elton John dhe miliarderi i Mikrosoftit Bill Gates.

Faith Hill, Duran Duran dhe disa yje të muzikës italiane si Francesco de Gregori, interpretuan në skenën e lashtë të Romës Circus Maximus.

Koncertet po zhvillohen në të gjitha vendet e tetëshes, në prag të takimit të nivelit të lartë të këtyre vendeve që mbahet javën e ardhëshme në Edinburg të Skocisë. Organizatori Bob Geldof, shpreson se koncertet do të inkurajojnë udhëheqësit të bëjnë më shumë për Afrikën.

XS
SM
MD
LG