Lidhje

Irak: Rrëmbehet diplomati kryesor egjiptian në Bagdat


Persona të armatosur në Bagdad kanë rrëmbyer diplomatin kryesor egjiptian në Irak, vetëm disa javë pas mbërritjes së tij. Dëshmitarët thanë se zoti Ihab al-Shrif po i jepte makinës vetëm të shtunën në mbërmje kur atij iu afruan dy makina me persona të armatosur, e ndaluan dhe pasi e rahën e futën në bagazhin e njerëz prej makinave.

Zoti Ihad-al-Sherif shkoi në Bagdad pak para se Kajroja të bënte të njohur se do të ishte vendi i parë arab që vendoste lidhje diplomatike me qeverinë e re irakiane.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë thanë se po hetojnë akuzat, sipas të cilave disa nga forcat irakiane të sigurimit kanë kryer arrestime të paligjshme dhe kanë torturuar persona të dyshuar si kryengritës.

XS
SM
MD
LG