Lidhje

Afganistan: Shpëtohet një anëtar i forcave speciale amerikane


Rrjeti CNN, njofton se një anëtar, i njësisë së forcave speciale amerikane, që nuk po gjendej në rajonet lindore të Afganistanit, që nga dita e martë, u shpëtua. Duke cituar një burim të paidentifikuar, CNN-i, njofton se ushtari arriti t’i shmanget armikut dhe u shpëtua sot nga forcat amerikane.

Sipas njoftimeve ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk ka informacione mbi fatin e anëtarëve të tjertë të njësisë. Njësia u zhduk pak përpara se një helikopter që kishte shkuar për t’i shpëtuar u rrëzua i qëlluar duke shkaktuar vdekjen e të 16 trupave në bord.

XS
SM
MD
LG