Lidhje

Eliot Engëll vlerëson ecurinë e procesit të votimit në Shqipëri


Përfaqësuesi i Kongresit amerikan Eliot Engëll vlerësoi sot ecurinë e procesit të votimit të djeshëm në Shqipëri. Populli shqiptar tha ai në një konferencë për shtyp në Tiranë ushtroi të drejtën e tij për të votuar në një masë të madhe. Sipas zotit Engël e rendësishme është që vëzhguesit dhe komuniteti ndërkombëtar të njohin se zgjedhjet ishin të drejta e të lira.

Para se të nisej për të vëzhguar nga afër zhvillimin e zgjedhjeve të së dielës kongremeni Eliot Engëll ishte shprehur se Shqipëria ndodhej në një udhëkryq. Sot ai deklaroi se për Shqipërinë nuk ka kthim prapa: "Shqipëria po ecën përpara për të qenë pjesë e kombeve demokratike në mbarë botën dhe besoj se Shqipëria i bashkohet radhëve të vendeve demokratike shumë gjëra të mira do të vijnë për të ardhmen e Shqipërisë perfshirë anëtarësimin eventual në Nato dhe BE. Populli shqiptar e kërkon këtë dhe e meriton plotësisht"

Zoti Engëll tha se kishte vërejtur megjithatë disa probleme si njerëz që nuk gjenin veten në lista, megjithatë shtoi ai: "Asgjë nuk shkon 100 përqind pa asnjë lloj problemi. Por dicka që unë e di nga vëzhgimi që kam bërë vetë është se populli i këtij vendi ushtroi të drejtën e tij për të votuar në një masë të madhe dhe demokracia shqiptare është e gjallë"- tha zoti Engëll duke shtuar se kishte parë shumë njerëz duke votuar dhe se kishte vërejtur një demokraci në veprim.

Sipas kongresmenit amerikan në përfundim të këtij procesi më shumë se sa fakti që humbësi e pranon apo jo rezultatin është e rëndësishme që vëzhguesit të njohin se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme: "Nuk mendoj se është shumë e rëndësishme që partia që humb zgjedhjet I konteston ato. Nuk mendoj se një zhvillim i tillë është i dobishëm por nuk mendoj se është fatale. Mendoj se cka është e rëndësishme është se nëse rezultati certifikohet, nëse vëzhguesit ndërkombëtar thonë se standartet ishin ato për zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është e rëndësishme. Nëse një parti bën aludime për mashtrime tha zoti Engëll, kjo mendoj se e con pak prapa kauzën e Shqipërisë për zgjedhje të lira e të ndershme se njerëzit do të thonë po ndodh edhe një herë si më parë.”

Zgjedhjet në Shqipëri u ndoqën nga numëri më i madh i vëzhguesve që ka monitrouar ndonjëherë zgjedhjet. Shenjë e rëndësisë që komuniteti dhe organizmat ndërkombëtare i dhanë votimeve të së dielës si sfida më e madhe e vendit për të përcaktuar të ardhmen e tij.

XS
SM
MD
LG