Lidhje

Sonda amerikane përplaset me një kometë duke krijuar një krater të madh


Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës Nasa po studiojnë fotografitë dramatike të marra sot nga përplasja e sondës Deep Impact, me kometën Tempel One. Nasa tha se sonda bëri një përplajse direkte në kometë duke shkaktuar një shpërthim masiv dhe duke krijuar mbetje shumë më të mëdha nga ato që priteshin.

Sonda dërgoi fotografi nga sipërfaqja e kometës Tempel One deri tre sekonda para përplasjes. Anija qëndrore nga ku u lëshua sonda 24 orë më parë vazhdon të fotografojë dhe të analizojë kometën nga distanca.

Shkencëtarët shpresojnë se informacionet e mara nga përplasja do t'i ndihmojnë ata të kuptojnë elementët përbërës të kometës në kërkim të gjetjes së origjinës së sistemit diellor. Ata thanë se përplasja e cila ndodhi 130 milion kilometra në hapësirë nuk e ndryshoi shumë orbitën e kometës përreth djellit dhe nuk përbën ndonjë rrezik për Tokën.

XS
SM
MD
LG