Lidhje

Bomba në përmendoren për viktimat e Srebrenices


Policia serbe e Bosnjës ka zbuluar një numër bombash në një përmendore për viktimat e masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë, disa ditë para 10 vjetorit të masakrës.

Policia tha sot se rreth 35 kilogramë lëndë plasëse u zbuluan në përmendoren e ngritur në Potoçari pranë Srebrenicës. Ata thonë se zona është bllokuar dhe janë dërguar qen zbulimi për të kontrolluar nëse ka eksplozivë të tjerë.

Zyrtarë të policisë thanë gjithashtu se kanë identifikuar dhe po punojnë për arrestimin e një numër personash të dyshuar.

Dhjetëra mijëra vetë pritet të mblidhen në Potoçari të hënën e ardhshme me rastin e 10 vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Në verën e 1995 forcat serbe morën peng dhe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë pasi morën nën kontroll enklavën e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinën lindore. Që nga ajo kohë mijëra trupa janë nxjerrë nga varre masive.

XS
SM
MD
LG