Lidhje

Tre ligjvënës italian nxirren nga Parlamenti Evropian


Tre ligjvënës italianë u nxorën nga Parlamenti Evropian sepse ndërprenë një fjalim nga presidenti italian Karlo Ciampi.

Tre ligjvënësit, Mario Borgezio, Mateo Salvini dhe Françesko Enriko Speroni shpalosën sot gjatë fjalimit në Strasburg një pankartë dhe hodhën parulla pro pavarësisë për rajonin Padania në Italinë veriore.

Në ato momente, presidenti italian Ciampi po lavdëronte monedhën e përbashkët evropiane, Euro. Presidenti i Parlamentit Josep Borrell dha urdhër që ligjvënësit të nxirreshin nga salla. Të tre ata janë anëtarë të Lidhjes Veriore, një partnere e vogël e koalicionit qeverisës të Italisë.

Disa nga anëtarët e grupit kanë kërkuar rikthimin e lirës italiane dhe kanë fajësuar euron për rritjen e cmimeve. Kryeministri Berluskoni e dënoi incidentin.

XS
SM
MD
LG