Lidhje

Dy gazetarë amerikane në gjykim për hetimin lidhur me nxjerrjen e emrit të agjentes së CIAs


Një gjykatës federal amerikan pritet të vendosë sot në se do t’i dënojë me burgim dy gazetarë që nuk pranojnë të tregojnë burimin e informacionit të tyre që ka të bëjë me hetimet lidhur me publikimin e emrit të një agjenteje të CIA-s.

Judith Miller e gazetës Nju Jork Tajms dhe Matthew Cooper i revistës Tajms, mund të dënohen me 4 muaj burgim për moszbatim të urdhërave të gjykatës. Juria në Uashington po bën hetime, në se emri i agjentes së fshehtë të CIA-s, Valeri Plame, u nxorr nga zyrtarët e administratës së Presidentit Bush, gjë që përben shkelje ligjore, për t’u hakmarrë ndaj kritikave të bashkëshortit të saj për politikën e Irakut të presidentit. Prokurorët federalë thonë se shënimet personale të gazetarëve do të heshin dritë mbi personin që zbuloi emrin e zonjës Plame.

Ky rast ka hapur debat të madh në Shtetet e Bashkuara mbi lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Por të tjerë thonë se gazetarët duhet ta tregonin burimin e tyre, pasi një agjente e fshehtë e CIA-s u ekspozua duke shkeleur ligjin dhe duke u vënë në rrezik.

XS
SM
MD
LG