Lidhje

Debati për kandidatin e Gjykatës së Lartë


Presidenti Bush tha se në zgjedhjen e kandidatit për Gjykatën e Lartë nuk do të bazohet tek një faktor i vetëm përcaktues si aborti apo e drejta e homoseksualëve.

Duke folur sot në Kopenhagen, Presidenti Bush tha se nuk do të zbatojë kriterin e një prove të vetme për kandidatin, por do të zgjedh një kandidat, që sipas fjalëve të tij, “di të interpretojë ligjet dhe jo të bëjë ligje nga karrigia e gjykatësit”.

Presidenti pritet të paraqese emrin e kandidatët për të zëvendësuar anëtaren e tanishme të Gjykatës së Lartë Sandra Day O’Connor e cila njoftoi para pak ditësh se do të daleë në pension. Presidenti Bush ishte shumë kritik ndaj sulmeve të fundit të disa konservatorëve për një nga kandidatët e tij të mundshëm, prokurorin e përgjithshëm Alberto Gonzales.

Zoti Bush tha se nuk i kishin pëlqyer aspak sulmet ndaj zotit Gonzales, një konservator i moderuar me origjinë latinase dhe mik i vjetër i presidentit. Demokratët i kanë bërë thirrje presidentit të emërojë një gjykatës të moderuar për të zëvendësuar zonjën O’Connor. Ata thanë se do të kundërshtojnë çdo kandidat që e konsiderojnë si shumë konservator.

XS
SM
MD
LG