Lidhje

Fillon takimi tre ditor i Grupit të Tetëshes në Skoci


Udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë janë mbledhur në Skoci për takimin e nivelit të lartë që pritit të përqendrohet në ndihmën për Afrikën dhe ndryshimet klimatike.

Takimi tri ditësh i tetëshes hapet sot në vendpushimin Gleneagles në afërsi të Edinburgut. Kryeministri britanik, Tony Blair, i cili është edhe organizatori i takimit, ka thënë se shpreson që të shënohet përparim i ndjeshëm në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve në Afrikë, si dhe në hapjen e tregjeve të tetëshes për vendet afrikane. Ai bëri gjithashtu thirrje për një qendrim të përbashkët mbi ndyshimin e klimës.

Para se të nisej për në Skoci, Presidenti Bush ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj Protokollit të Kjotos që ka si qëllim uljen e nivelit të efektit serë, duke thënë se ky pakt përjashton shumë nga vendet në zhvillim. Në komentet që bëri në Danimarkë, zoti Bush shprehu edhe një herë mbështetjen për anulimin e borxheve për vendet më të varfëra afrikane, por theksoi se ndihma duhet kushtëzuar me praktikën e mirë të qeverisjes të ushtruar nga vendet afrikane.

Udhëheqësit e tetëshes pritet të mbështesin marrëveshjen për faljen e borxheve prej 40 miliardë dollarësh që kanë 18 vende, kryesist në Afrikën nën sahariane. Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan u kanë bërë thirrje vendeve të pasura të botës të falin borxhet e çdo vendi në kontinentin afrikan.

XS
SM
MD
LG