Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit fillon një turne në Azi


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleza Rice filloi një vizitë në Azi për të diskutuar çështjen e rindërtimit pas Tsunamit dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjatë një ndalimi në Alaskë dje, zonja Rice i tha agjensisë së lajmeve Associated Press se ishte e bindur se Kina, vendi i parë që ajo do ta vizitojë është e vendosur për një gadishull korean të lirë nga armët bërthamore. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Pekini të bëjë ç’është e mundur që ta bindë Phenianin që të kthehet në bisedimet gjashtëpalëshe.

Nga pesë vendet që bëjnë pjesë në bisedimet për Korenë e Veriut, Kina besohet se ka ndikimin më të madh në këtë vend. Pas Kinës zonja Rice do të vizitojë ishullin Fuket të Tajlandës për të shikuar nga afër përpjekjet për rindërtim pas tsunamit të vitit të kaluar. Nga ky ishull sekretarja Rice do të shkojë në Japoni dhe në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG