Lidhje

Policia në Londër konfirmon 52 të vrarë dhe mbi 700 u plagosur në sulmet terroriste.


Kryeministri britanik Tony Bler tha se sulmet terroriste të javës së kaluar në Londër, mund të jenë kryer nga ekstremistë islamikë.

Duke folur sot në parlament, kryeministri Bler, nuk pranoi të jepte hollësi nga hetimet, por ai falenderoi policinë dhe punën e ekipeve të shpëtimit. Zoti Bler u zotua se do të bëjë ç’është e mundur për nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës për shpërthimet.

Udhëheqësi i opozitës Majkëll Howard, tha se ai shpreson që qeveria në javët e ardhshme do të përpiqet të gjejë të metat e sistemit të sigurimit që u shfrytëzuan nga ata që kryen shpërthimet.

Ndërkohë policia në Londër konfirmoi se numri i të vrarëve nga shpërthimet arriti në 52, ndërsa mbi 700 u plagosën.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Ken Livingstone, hapi një libër ngushëllimesh për viktimat dhe tha se quteti do ta përballojë këtë fatkeqësi.

XS
SM
MD
LG