Lidhje

Vazhdojnë nderimet për viktimat e Srebrenicës


Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Srebrenicës për të bërë nderimet e fundit për viktimat e masakrës së kryer nga serbët në këtë qytet, para një dekade.

Një kortezh dhe qindra ish-refugjatë po marrin pjesë në marshimin triditor për nder të 10 vjetorit të ngjarjes që është cilësuar masakra më e tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Eshtrat që janë gjetur në disa varre masive, do të varrosen gjatë një shërbese të hënën në një varrezë përkujtimore në periferi të Srebrenicës. Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem.

Eshtrat e mijëra viktimave janë nxjerrë nga varret masive, por kërkimet vazhdojnë edhe për kufoma të tjera. Nacionalistë serbë së bashku me Partinë Radikale Serbe dhe kreun e Kishës Ortodokse në Beograd organizuan sot një ceremoni përkujtimore të vetën, për të cilën organizatorët thonë se kishte si qëllim të tregonte se edhe serbët ishin viktima të luftrave në ish-Jugosllavi.

XS
SM
MD
LG