Lidhje

Irak: Vriten 9 ushtarë irakianë dhe 14 kryengritës


Ushtria amerikane njofton se trupat në veri të Irakut vranë 14 kryengritës në dy sulme të ndryshme të filluar nga forcat amerikane dje dhe sot në mëngjes. Në deklaratën e ushtrisë thuhej se luftimet u zhvilluan në qytetin Tal Afar dhe në të thuhet se mes forcave amerikane nuk pati ndonjë të dëmtuar.

Në zhvillime të tjera, në Bakuba, kryengritësit sulmuan sot një postbllok të ushtrisë në Bagdad, duke vrarë 9 ushtarë irakianë. Më pas një makinë bombë shpërtheu në të njejtën zonë duke vrarë dy persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ndërkaq, Pentagoni hodhi poshtë përmbajtjen e një memorandumi britanik që i kaloi medias, në të cilin thuhet se Uashingtoni ka një plan sekret për tërheqjen e shumicës së trupave amerikane nga Iraku brenda një viti. Lidhur me këtë memorandum njoftoi të djelën gazeta britanike Mail on Sunday.

Një zëdhënë si Departamentit të Mbrojtjes tha sot se prania amerikane në Irak do të vendoset nga kushtet në terren dhe jo nga një afat i paracaktuar.

XS
SM
MD
LG