Lidhje

Kosovë: Dy fëmijë vriten nga shpërthimi i një mine


Dy fëmijë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë nga pasojat e shpërthimit të një mine të Kosovën perëndimore. Zyrtarë të policisë thanë se të dielën në mëngjes në fshatin Grebnik të komunës së Klinës, pesë fëmijë 10-13 vjeçare deri sa po loznin afer shtepisë se tyre, kanë hasur ne një minë nga shpërhimi i së cilës janë plagosur të gjithë.

Dy prej fëmijeve kanë vdekur menjëherë nga plagët, ndërsa tre të tjerë me plagë të rënda po trajtohen në spitalin e Prishtinës ku janë tranbsferuar me helikopterët e forcave paqëruajtëse të KFOR-it.

Banorët besojnë se mina është vendosur gjatë luftës nga forcat serbe të sigurimit. Gjashtë vjet pas luftës ende disa zona në Kosovë vazhdojnë të mbeten të rrezikshme për shkak të minave të mbetura.

Ndërkohë, Ambasadori Kai Eide, i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e standardeve, i dha fund të dielën fazës së dytë të misionit të tij në Kosovë. Ambasadori Aide pritet të kthehet nga mesi i gushtit në Kosovës në një vizitë tretë dhe të fundit para hartimit të raportit për standardet i cili pritet të hapë rrugën për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

Zoti Aide ka radhitur çështjen e decentralizimit të pushtetit si një sfidat kryesore për Kosovën. Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe Qeveria e Kosovës thanë se provat e para për zbatimin e këtij procesi priten gjatë ditëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG