Lidhje

Pëson aksident afaristi shqiptaro-amerikan, Hari Bajraktari


Veprimtari dhe afaristi i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka pësuar plagë serioze në një aksident automobilistik në Kosovë. Zoti Bajraktari është plagosur pas mesnatës derisa po udhëtonte nga Peja për në Prishtinë, kur makina e tij është përplasur me rrethojat mbrojtëse të rrugës.

Të dielën në mbrëmje ai u transferua me helikopter në kampin e forcave amerikane Bondsteel në Kosovën Lindore ku po trajtohet nga plagët e rënda që ka pësuar.

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht thuhet se është më e qëndrueshme dhe të martën pritet transferimi i tij në Vjenë të Austrisë apo në ndonjë klinikë në Itali, për trajtim të mëtejshëm.

Zoti Bajraktari po qëndronte këto ditë në Kosovë me një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

XS
SM
MD
LG