Lidhje

Petersen i shqetësuar nga rritja e tensionit politik në Kosovë


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen shprehu sot shqetësim se me thellimin e procesit politik në Kosovë, ka edhe një rritje të tensioneve. Ai i bëri komentet sot në Bruksel, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Natos Jaap de Hoop Schefer, i cili u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara në proces që të mos përdorin gjuhë e cila çon në rritjen e tensioneve.

Zoti Jessen-Petersen, i cili sot u takua në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer, tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përmirësuar. "Ne jemi tani në procesin e shqyrtimit të përgjithshëm të standardeve që po bëhet nga ambasadori Kai Eide. Kemi arritur një hap tjetër në proces i cili do të na çojë drejt fazës përfundimtare – fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Nuk është e fshehtë se ndërkohë që ne i afrohemi këtij synimi të fundit, i cili është gjithashtu edhe synimi i misionit të UNMIK-ut dhe i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, interesat politike po rriten. Në këto kushte, ne po shikojmë një rritje të tensioneve".

Natoja dhe KFOR-i e mbështesin dhe do ta mbështesin plotësisht punën e rëndësishme që po bëhet në Kosovë nga zoti Jessen-Petersen dhe nga zoti Kai Eide për sa i përket procesit të zbatimit të standardeve. KFOR-i do të bëjë ç’është e mundur për të krijuar në Kosovë sigurinë dhe stabilitetin e nevojshëm që ky proces të vazhdojë.

Është e qartë gjithashtu se Natoja dhe KFOR-i, duke qenë të angazhuar Grupin e Kontakt-plusit, janë të interesuar në mënyrën se si do të zhvillohet procesi politik, në rezultatin e këtij procesi politik si dhe në punën e zotërinjve Jessen Petersen dhe Kai Aide. Ato janë gjithashtu të interesuara për të parandaluar atë lloj gjuhe, nga cilado palë qoftë, e cila e bën procesin më të vështirë se sa është aktualisht.

Zoti Scheffer tha se si sekretar i përgjithshëm u bënte thirrje të gjitha palëve për një moderim në gjuhën që përdorin në publik, sepse, tha ai, kjo do ta ndihmonte procesin politik.

XS
SM
MD
LG