Lidhje

Shqipëri: Kolegji Elektoral dhe KQZ përpiqen për zgjidhjen e ankesave pas votimeve të 3 korrikut


Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë rrëzoi sot padinë e kandidatit opozitar Astrit Bushati, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shkarkuar dhe ndjekur penalisht 7 komisionerët e zonës zgjedhore numër 2 në Qarkun e Shkodrës.

Kolegji Zgjedhor e vlerësoi si të drejtë vendimin e KQZ për të dënuar 7 komisionerët e kësaj zone, me motivacionin, "për pengim të qëllimshëm të procesit zgjedhor më 3 korrik". KQZ u ka bërë thirrje partive politike që të paraqesin emrat e 7 komisionerëve ë tjerë, sepse pas disa ditësh aty do të mbahen zgjedhjet në 2 komuna me 17 qendra votimi, me qëllim që të përmbyllet procesi zgjedhor.

Zona 2 është çështja e parë e trajtuar nga Kolegji Zgjedhor, pas dhjetëra vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Jo zyrtarisht mësohet se deri tani nga mbi 300 ankesa të trajtuara në KQZ, vetëm 9 prej tyre janë apeluar në Kolegjin Zgjedhor nga kandidatët dhe forcat politike.

XS
SM
MD
LG