Lidhje

Projekti Manhatan për bombën atomike


Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Shteteve të Bashkuara ndërtoi një qytet të izoluar të quajtur, Los Alamos në kodrat e shtetit jugperëndimor të New Mexico-s. Aty ishte një laborator tepër sekret i kërkimeve bërthamore, ku 60 vjet më parë u ndërtua bomba e parë bërthamore.

Më 16 korrik 1945 u bë prova e parë në botë e një bombe bërthamore dhe kjo nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në një zonë të tellë të New Mexico-s. Përgatitjet për këtë provë kishin filluar tre vjet më parë në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në New Mexico.

Një ekip shkencëtarësh, shumë prej të cilëve imigrantë nga Evropa, punonin në Los Alamos dhe dy objekte të tjera kërkimesh në Shtetet e Bashkuara, për të prodhuar bombën bërthamore. Gjithë këto përpjekje njihen si Projekti Manharran.

Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të prodhonin një armë atomike para nazistëve në Gjermani. Jay Weschler testoi lëndët shpërthyese për Projektin Manhattan në Los Alamos. Në fillim edhe ai vetë nuk e dinte se për çfarë po punonte. jay wechler “Më vonë u bë disi më e qartë se për çfarë shërbenin disa nga pajisjet që ne po grumbullonim dhe ndërtonim”.

Të 8 mijë njerëzit që jetonin në kompleksin e laboratorit të Los Alamos në vitin 1945, praktikisht u zhdukën nga bota, duke formuar komunitetin e tryre të veçantë social. Ata duhet të kishn një kartë identifikimi për të hyrë e dalë nga Los Alamos, dhe nuk lejoheshin t’u thoshin të jashtëmve se ku jetonin dhe punonin. Shkencëtarët punuan me këmbëngulje, shpesh pa pushim, nën drejtimin e fizikanit të shquar Robert Oppenheimer.

Puna në laborator çoi në krijimin e tri bombave atomike, një prej të cilave u prëdor pr provëne parë bërtamore që u krye në New Mexico, dhe dy të tjerat kundër Japonisë në qytetet Hiroshima dhe Nagasaki, duke i dhënë fund kështu Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Weschler nuk ishte kundër përdorimit të bombave bërthamore për të luftuar qeverinë e Japonisë. weschler “Lufta me Japoninë do të kishte zgjatur së tepërmi dhe do të kishte sjellë humbje të mëdha në njerëz nga të dyja palët. Prandaj për t’i dhënë fund luftës me përdorimin e bombave u konsiderua një variant e përshtatshëm, veçanërisht në atë kohë”.

“Populli amerikan mendonte se kjo ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund shpejt luftës dhe për të shmangur një invazion që do t’u kishte kushtuar jetën disa qindra mijëra amerikanëve. Nga kjo pikëpamje, ata mendonin se ky ishte një akt mëse i justifikuar”. Peter Kuznik, profesor i historisë së studimeve bërthamore në Universitetin Amerikan në Uashington është i mendimit se populli amrikan gaboi. Ai beson se qeveria amerikane e ekzagjeroi situatën, veçanërisht lidhur me vrasjen e shumë trupave amerikane, që qoftë se ata do të kishin hyrë në Japoni dhe thotë se japonezët ishin në prak të humbjes. kuznik “Nuk kishte justifikim ushtarak për këtë akt. Japonezët ishin gati të dorëzoheshin”.

Të tjerë njerëz, duke përfshirë edhe udhëheqës ushtarakë, besonin se përdorimi i armëve bërthamore ishte moralisht i gabuar. Pas luftës, Laboratori Kombëtar i Los Alamos vazhdoi punën për prodhiine bombave bërthamore, duke krijuar edhe një bombë më të fuqishme atë me hidrogjen. Zoti Weschler vazhdoi punën në laborator edhe pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, konfliktit ideologjik mes vendeve komuniste të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik dhe vendeve demokrtike me Shtetet e Bashkuara në krye. “Unë punova me këmbëngule për armët bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Nuk do ta kisha bërë këtë, po të mos kisha bindjen se po të ishm më të fortë se gjithë të tjerët, askush tjetër nuk do t’i përdorte ato”.

Në kushte të tilla ekzistonte mendimi se as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do të guxonin të fillonin një luftë bërthamore. Peter Kuznick thotë se kjo ishte një bindje e gabuar. “Nuk besoj se mund të jesh me të vërtetë i sigurt nëpërmjet këtij lloji shkurajimi. Probemi me këtë llogjikë është se në qoftë se ai dështon, bota merr fund. Nuk luhet me rreziqe të tilla, me një lloj shkurajimi që mund të funksionojë ose jo”.

Zoti Weschler mendon se të gjitha armët bërthamore duhet të ishin shkatërruar pas Luftës së Ftohtë. “Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për mendimin tim këto armë nuk duhet të ekzistonin në botën e sotme. Ato nuk mund t’i shërbejnë në asnjë mënyrë ndonjë situate politike. Për fat të keq, ne nuk shikojmë ndonjë shembull të mirë, kur ne vazhdojmë të flasim rreth ndërtimit të armëve të reja bërthamore dhe ruajtjes së arsenaleve tona”.

Kathleen McGinnis merret me çështjet bërthamore për Qendrën e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare, një grup privat kërkimesh këtu në Uashington. Ajo mendon se arsenalet bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë të nevojshme. McGinnis “Ne duhet të kemi armë bërthamore sepse vendet e tjera i kanë ato. Jo vetëm kaq, por shtete të tjera dhe aleatët tanë mbështeten së tepërmi në praktikën e shkurajimit. Ne i mbrojmë ata nga konfliktet”.

Sot, Laboratori Kombëtar i Los Alamos nuk ndërton bomba të reja atomike, por merret me mirëmbajtjen e arsenaleve ekzistuese të armëve bërthamore pa bërë prova me mjete të tilla. Ai merret gjithashatu edhe me aspekte të tjera të ndryshme të teknologjisë shkencore.

Megjithëse laboratori bën të ditura për publikun mjaft nga kërkimet e tij, disa prej tyre janë tepër sekrete, ndër të cilat një ndërtesë ku mbahet plutoni, materiali të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG