Lidhje

Irak: Kapen persona të dyshuar si anëtarë të al Kaidës


Ushtria amerikane thotë se forcat e koalicionit kanë kapur dy ekstremistë të lartë të Al-Kaidës, mes tyre një i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e ambasadorit të Egjiptit në Irak në fillim të muajit. Në deklaratën e publikuar të enjten, thuhet se të dyshuarit, një udhëheqës i një grupi që mendohet të jetë terrorist, i njohur si Abu Abdul Aziz, dhe një tjetër ekstremist, Abu Seba, u kapën javën e kaluar në Bagdad dhe në Ramadi.

Autoritetet thonë se Abu Seba dyshohet për vdekjen e ambasadorit egjiptian Ihab al-Sherif dhe për sulmet e dështuara ndaj diplomatëve nga Pakistani dhe Bahraini. Al Kaida në Irak tha se i dërguari egjiptian u vra më 6 korrik.

Ndërkohë, dy autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë në Bagdad, hodhën veten në erë në kompleksin kryesor qeveritar në periferi të qytetit, të fortifikuar rëndë. U njoftua se një civil është vrarë, ndërsa disa oficerë të tjerë policie dhe civilë janë plagosur. Një i dyshuar i tretë u kap.

Në veri të vendit, autoritetet thonë se tre policë u vranë në një sulm pranë qytetit Kirkuk, të pasur në rezerva nafte.

XS
SM
MD
LG