Lidhje

Jepen kandidaturat për çmimet Emmy


Dy filma televizivë janë emëruar më shumë për çmimin vjetor Emmy të këtij viti, që jepet nga industria amerikane e televizionit.

Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi sot 16 kategoritë në të cilat emërohen dy filma; Jeta dhe Vdekja e Peter Sellers rreth aktorit britanik si dhe filmi Pranverat e Ngrohta, film që portretizon jetën e ish presidentit amerikan Franklin Roosevelt para se ai të zgjidhej president. Komeditë Desperate Housewives si dhe Will and Grace u emëruan në 15 kategori secili, përfshinë edhe kategorinë e komedisë më të mirë të vitit.

Në kategorinë e komedisë më të mirë të vitit u emërua edhe komedia Everybody Lover Raymond, serial që përfundoi pas 9 sezonesh. Në kategorinë e dramës më të mirë janë emëruar filmat Six Feet Under, Deadwood, The West Wing and Lost.

Çmimet e këtij viti do të jepen në Los Angeles më 18 shtator.

XS
SM
MD
LG