Lidhje

UNESCO-ja pranon Gjirokastrën në listën e pasurive botërore


Organizata botërore e Monumenteve UNESCO ka pranuar në listen e pasurive botërore qytetin muze të Gjirokastrës. Njoftimi zyrtar nuk ka mbërritur ende në Ministrinë shqiptare të Kulturës por ai u është përcjellë autoriteteve vendore në Gjirokastër nga Ambasadorja e Shqiperise në UNESCO Tatjana Gjonaj.

Komiteti i UNESCO-s e ka pranuar kandidaturen e qytetit shqiptar që ruan vlera mesjetare te arkitektures dhe pasuri te trashëgimise historike.

Burime nga Ministria shqiptare e Kulturës thanë se nesër do të përcillet zyrtarisht nga drejtuesit e kësaj ministrie vendimi i autoriteteve të Organizatës Botërore të Monumenteve.

Pas Butrintit, Gjirokastra bëhet qyteti i dytë në Shqiperi që pranohet në listën e pasurive botërore.

XS
SM
MD
LG